Kevin Durant shpjegon pse yjet tjerë nuk dëshirojnë të luajnë me James

Përderisa Los Angeles Lakers po korrin sukses në konferencën perëndimore, ata po shikojnë edhe për ndonjë përforcim të mundshëm.

Sport

07/12/2018 20:34

LeBron James po bën gjëra të jashtëzakonshme nën ngjyrat e Lakers, megjithatë duket se për synime më të mëdha do të ketë nevojë për ndihmë.

Emra si Anthony Davis apo Carmelo Anthony po përmenden si mundësi kalimi në “Staples Center”.

Por, Kevin Durant, i cili është edhe lojtari i dytë më i mirë pas LeBron, ka treguar një arsye pse yjet e NBA nuk duan të luajnë me LeBron.

Ai në një intervistë me “Bleacher Report”, lidhur me këtë çështje  ka marrë për shembull Kyrie Irvingun. Pastaj ka bërë dallimin mes llojeve të lojtarëve, duke thënë se lojtarët si Korver dëshirojnë të luajnë me LeBron, por jo edhe lojtarë si Kawhi Leonard, transmeton lajmi.net.

Kjo lidhet me faktin se “mbreti” është një lojtar që ka dëshirë ta mbajë topin në posedimin sa më shumë.

Leonard gjithashtu dëshiron ta mbajë topin, kurse Korver është prej lojtarëve që presin vetëm një pasim në aksion. /Lajmi.net/