Këtu ofrohen rreth 2 milionë vende pune nga e gjithë Evropa

Portali i Rrjetit Evropian të punës (EURES) aktualisht ofron 1.820,929 vende pune, pothuajse në të gjitha vendet e Evropës.

Bota

10/10/2015 10:54

Në ofertë ka më shumë vende pune në Gjermani, ku janë ofruar një total prej 481.647 vendeve të lira pune. Pastaj vjen Britania e Madhe me 260 401 vende pune, Belgjika me 100 937, Franca 88,507, Republika Çeke 45 768, Austria 39 319, Holanda 33,827 dhe Suedia me 31,432 vende pune për personat e interesuar në mbarë botën, shkruan albinfo.ch.

Në shpalljet për punë në këtë faqe janë kryesisht ato që kërkojnë inxhinierë, ekonomistë, kontabilistë, mësues, terapistë, punonjës mjekësorë, mjekë, muratorë, kuzhinerë, mekanikë dhe shoferë.

Të gjitha shpalljet mund të shihen këtu