Këtu mund t’i rezervoni biletat për finalen e Superkupës së Evropës

Organizimi i finales së Superkupës së Evropës në Shkup, është një mundësi e madhe për shqiptarët që skuadrat e zemrës t’i ndjekin nga afër.

Sport

26/05/2017 17:36

Superkupa e Evropës më 9 gusht do të zhvillohet në Shkup, në stadiumin ‘Philip II’.

Finalisti i parë është mësuar, është Manchester United, që fitoi Europa League duke mposhtu 2:0 Ajaxin.

Finalisti tjetër do të mësohet më 3 qershor, ku në Kardif përballen Juventus dhe Real Madrid.

Biletat e finales së Superkupës së Evropës mund t’i rezervoni në faqen e UEFA, duke klikuar KËTU./Lajmi.net/