Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju – Lajmi.net
Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 11:52, 26 March 2018
Skandali më i fundit i zbuluar nga Cambridge Analytica në Londër, ka pushtuar mediat e botës. Sipas zbulimit, të dhënat personale të njerëzve në Facebook janë përdorur gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump dhe referendumit të Brexit.

Cambridge Analytica u bllokua nga Facebook, dhe duke folur për CNN, themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për këtë “thyerje besimi”.

“Kjo është një thyerje e madhe besimi dhe më vjen me të vërtetë keq. Është përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë të dhënat e njerëzve dhe nëse nuk mund ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’ju shërbejmë atyre.

Përgjegjësi e jona tani është të sigurohemi që kjo të mos ndodh më”.

Pas këtij skandali, njerëzit po pyesin se çfarë lloj informacioni Facebook ka rreth përdoruesve të tij, transmeton Gazeta Express.

Ekziston një mënyrë se si mund t’i shihni informacionet personale që Facebook i ka për ju. Mënyra është kjo:

1.    Kyçuni në Facebook

2.    Shkoni në “Settings”

3.    Rrëshqitni në fund të “General Account Settings”, dhe klikoni në “Download a copy of your Facebook data”

4.    Vendoseni e-mailin tuaj

5.    Kur të dhënat janë gati, do t’ju kërkohet ta shkruani fjalëkalimin përsëri

6.    Më pas, gjithçka është gati të shihni se çfarë di Facebook për ju

 

Fjalët kyçe: Facebook

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion