Këto video tregojnë se si kanabisi i shkatërron qelizat e kancerit (Video)

Pasi që Washington Post bëri një artikull më 1974 mbi kanabisin i cili thuhej se ngadalësonte rritjen e qelizave të kancerit në mushkëri, kancerit në gji dhe qelizave të leukemisë, bota ishte shumë e qetë në lidhje me të.

Lifestyle

06/10/2015 13:02

U deshën vite, deri pas ardhjes së internetit dhe shpërndarjes së informacionit online nëpër botë, për të kuptuar më mirë aftësitë që ka kanabisi.

Gjithashtu, një video që shfaqte qelizat e kancerit në aksion ndihmoi në vërtetësinë e kësaj – që tregonte variacione të caktuara të kanabisit duke vrarë qelizat e kancerit dhe duke i lënë qelizat normale të jetojnë në ‘paqe’.

Më 1998, në një studim të ri nga Madrid Complutense, thuhej: “Kanabisi mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të kancerit, dhe ndryshe nga kimioterapia, kanabisi nuk vret asgjë tjetër pos qelizave të kancerit, duke e lënë trurin komplet të padëmtuar.”

Besohet se kanabisi çrrënjosë qelizat e kancerit nga trupi për shkak që kur ‘Delta 9 THC’ hyn dhe lidhet në membranë qelizore, ajo shkakton prodhimin e një lloj yndyre prej dylli të quajtur ‘ceramidë’, transmeton lajmi.net.

Kjo ceramidë më pas shkakton hidrolizën në qelizat e kancerit, duke i shkatërruar ato. Këto tri video më poshtë janë një shembull i madh, dhe madje me disa pamje të drejtpërdrejta, që tregojnë se si molekulat THC i detyrojnë qelizat e kancerit që të shuhen. (lajmi.net)

YouTube player
YouTube player
YouTube player