Me këto veprime ju dëmtoni dhëmbët

Thuhet se një buzëqeshje e bukur na bën të dukemi më tërheqës. Pavarësisht kësaj, shumë prej nesh i dëmtojnë dhëmbët falë disa zakoneve të përditshme, si konsumimi i frutave të thata, apo i kafes me shumicë.

Lifestyle

22/06/2016 19:27

Sipas ekspertit Tariq Idrees, njerëzit bëjnë disa gabime të thjeshta që shkaktojnë dëmtimin.

Për “DailyMail”, ai zbulon 10 veprime që nuk duhet të bëni, nëse kërkoni që dhëmbët tuaj të jenë të bardhë dhe të shëndetshëm.

Ngrënia e akullit tek pijet

Temperatura e ulët tek kubat e akullit mund të shkaktojnë fraktura tek dhëmbët. Ato mund të shkaktojnë çarje mikroskopike të smaltit, që mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha, me kalimin e kohës.

Frutat e thata

Frutat e thata janë tepër të dëmshme për dhëmbët. Ato kanë aciditete me shumicë, por ajo që i bën edhe më të dëmshëm është fakti se ato ngjiten dhe rrinë tek dhëmbët.

Vera

Vera është kryesisht e dëmshme për dhëmbët, pasi bëhet nga rrushi dhe ky i fundit është një frutë me aciditet.

Ujë i ngrohtë, limoni, çaji dhe kafja

Jo vetëm që lënë shenja në dhëmbë, por edhe i dëmtojnë deri në rrënjë.

Noti

Kujdes nga noti në pishinë, sidomos nëse e bëni shpesh këtë veprim. Kjo pasi kimikatet që hidhen në pishina, sidomos klori është shumë i dëmshëm për smaltin. Më e mira që mund të bëni është ta mbani gojën mbyllur, kur notoni ose më mirë akoma të bëni not në det.

Përdorimi i furçave të forta

Disa mendojnë se përdorimi i furçave me sipërfaqe të ashpër, pastron më mirë. Në fakt është e kundërta dhe sidomos tek të rriturit, mund të shkaktojë dëmtime serioze të smaltit.

Larja e shpeshtë e dhëmbëve

 

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë është e mjaftueshme. Të larit më shpesh mund të çojë në dëmtim të dhëmbëve.

Të ngrënit fruta me tepricë

Frutat kanë aciditete me shumicë dhe tepër të dëmshme për dhëmbët. Janë një pako plot me sheqer, ku ushqehen bakteret dhe prodhohet acid me shumicë.