Këto vende përkrahin Klubin afarist frankofon të Kosovës

Ambasada e Francës, së bashku me ambasadat e Zvicrës,  Belgjikës, Luksemburgut dhe Kanadasë kanë ofruar mbështetje ndaj Klubit afarist frankofon të Kosovës.

Lajme

20/03/2017 15:31

“Ky Klub i ardhshëm do të mundësojë intensifikimin e lidhjeve ekonomike në mes vendeve frankofone dhe të Kosovës, ai do të lehtësojë projektet investive si të ndërmarrjeve kosovare në vendet frankofone, ashtu edhe të ndërmarrjeve frankofone në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës franceze.

Ky klub do të krijojë një platformë për dialog dhe takime për drejtuesit e ndërmarrjeve në mënyrë që të lehtësojë bashkëpunimin dhe të konkretizojë projektet e tyre.

Kurse lansimi i këtij klubi afarist do të bëhet të enjten. /Lajmi.net/