Këto vdekje të pazakonta kanë ndodhur gjatë seksit

A keni dëgjuar për shprehjen “Vdekja gjendet kudo.”?

Fun

09/02/2016 10:04

Epo, kjo thënie vlen edhe për seksin nga i cili gjithmonë presim kënaqësi maksimale dhe jo gjëra të këqija, sidomos jo vdekjen. Në vijim ju sjellim disa situata të çuditshme që kanë ndodhur gjatë seksit, e që kanë rezultuar me fund tragjik, vdekje.

Seksi tragjik mbi piano- Në vitin 1938, Jimmy Ferozzo, truprojë në bar-kafenë “Condor“ në San Francisco dhe valltarja, Teresa Hill, kishin vendosur të bënin seks mbi piano. Pianoja kishte një sistem hidraulik, i cili e sillte dhe e largonte atë nga skena. Gjatë seksit, ky çift kishte aktivizuar pa dashje sistemin, ndërsa pianoja ishte ngritur aq shumë drejt tavanit, sa që e kishte shtypur për vdekje Ferozzon.

Seks me gruan dhe dashnoren-
Hagibis Jungao kishte vendosur të bënte seks të çmendur, në një hotel në Manila, me gruan dhe të dashurën e tij, i cili i kushtoi me jetë. Jungao 45-vjeçar, sipas policisë, kishte vdekur nga viagra dhe seksi pervers.

Vdekja nga asfiksia gjatë seksit në garazh- Ylli rumun i futbollit, Mario Bugeanu, në vitin 1999 kishte pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij në makinë, të cilën e kishte parkuar në garazh. Fatkeqësisht, ata kishin harruar të fiknin makinën dhe vdiqën nga helimimi me monoksid karboni.

Vdekja nga gjoksi i madh- Në vitin 2013, Donna Lange, pas seksit, në gjendje të dehur ishte përleshur me të dashurin e saj, të cilit ia kishte zënë frymën me gjoksin e saj të madh. Ai kishte lëshuar shpirt pa mundur të shpëtonte, edhe pse, sipas raportit, Lange nuk e kishte për qëllim t’i zinte frymën deri për vdekje.

Seksi tragjik në tarracë- Sandra Orellana humbi jetën pasi ra nga kati i tetë, saktësisht nga tarraca e një hoteli në Los Angeles, teksa ishte duke bërë seks me shefin e saj, Robert Salazer. Sipas Salazerit, në ato momente ata ishin duke e ndërruar pozitën e seksit, ndërsa ajo kishte humbur drejtpeshimin dhe kishte rënë nga parmakët, ku ishte ngjitur për të përjetuar një seks ndryshe.