Këto ushqime nuk duhet t’i ruani në frigorifer

Që kur u shpik, frigoriferi ka bërë të mundur që të shijojmë dhe të ruajmë gjëra të mrekullueshme. Akullorja, birrat e ftohta, luleshtrydhe në dhjetor, mishi i ruajtur mirë etj. nuk do të ishte e mundur të shijoheshin nëse nuk do të përdornim frigoriferin.

Lifestyle

13/02/2017 09:29

Por, e besoni ose jo ka disa ushqime, të cilët edhe pse jemi mësuar t’i ruajmë në frigorifer nuk kanë nevojë të rrinë brenda tij. Përpiquni t’i largoni këta ushqime nga frigoriferi dhe përveçse do të keni më shumë hapësirë për të vendosur në frigorifer gjëra të tjera, këta ushqime do të shijojnë padyshim më tepër.

Salca pikante

Aciditeti është çelësi i jetëgjatësisë së salcës pikante, një cilësi që mund të venitet kur e lemë salcën në frigorifer.

Shurup panje

Ashtu si mjalti, salca e panjës  do të mpikset dhe do të bëhet si rërë kur e vendosni në temperature të ulëta.

Mollët, dardhët, pjeshkët, nektarinat, qershitë dhe kumbullat

Edhe pse disa njerëz preferojnë të ruajnë mollët e tyre në frigorifer, frutat me fara dhe të fortë ruhen më mirë në temperaturën e dhomës ku ajri i freskët nuk mund ta bëjë të squllët strukturën e brendshme të tyre.

Agrumet

Portokajtë, limonët dhe fruta të tjerë të së njëjtës familje e kanë lëkurën e trashë për një arsye: ato mund të durojnë temperatura të ngrohta dhe të ashpra.

Domatet

Domatet kur vendosen në frigorifer humbasin shumë nga shija dhe tekstura e tyre dhe thahen. Mbajini më mirë domatet në banakun e kuzhinës.

Kafeja

Kokrrat e kafesë apo kafeja pluhur thahet dhe i humbet shija kur ftohet në frigorifer. Është mirë që kafenë ta ruani jashtë frigoriferit.

Mjalti

Temperaturat e ulëta e kristalizojnë mjaltin duke e shndërruar nga viskoz në të trashë dhe me kokrriza. Mjalti është më mirë të ruhet në dollap.

Reçeli

Ushqimet e konservuar në formë xheli apo reçelërat janë përgatitur që të jetojnë gjatë, kështu që janë po aq të sigurt jashtë frigoriferit sa edhe brenda tij.

Avokadot

Edhe kur avokadot të jenë shumë të pjekur është mirë të lihen jashtë frigoriferit. Nëse lihen në frigorifer fruti do të thahet dhe do të humbasë në shije dhe në teksturë. Një avokado e përgjysmuar megjithatë është mirë nëse ruhet në frigorifer.

Bananet

Ajri i ftohtë i frigoriferit do të bëjë që bananet të marrin ngjyrë kafe dhe të njollosen më parë. Lerini të ruajnë më gjatë ngjyrën e tyre, duke i ruajtur jashtë frigoriferit.