Këto ushqime nuk duhet ti hani para seksit – Lajmi.net
Këto ushqime nuk duhet ti hani para seksit
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 22:54, 24 February 2017
Hot dog- Përmbajtja e lartë e yndyrave shtazore, mund të zbehë funksionin e organeve gjenitale, si te femra dhe tek mashkulli. Është kjo ajo që pretendon seksologjia kaliforniane nga Santa Barbara, Jacqueline Richard, e cituar nga sajti “Womans Day”.

Mentja- Aroma e keqe nuk e shton epshin, por tentativa për të rifreskuar gojën, mund të reduktojë nivelin e testosteronit dhe mund të çojë në rënien e dëshirës, për shkak se njëra aromë zëvendësohet me një tjetër.

Pijet me gaz- Të gjitha pijet me gaz provokojnë ndjesinë e fryrjes, gjë që mund të çojë në zvogëlimin e nivelit të testosteronit dhe numrit të spermatozoideve.

Patatet e skuqura- Acidet yndyrore që gjenden te patatet e skuqura mund të ndikojnë negativisht te testosteroni. Nëse nuk rrini dot pa ngrënë patate, përdorini në furrë të paktën, sugjeron doktoresha Richard.

Ushqim i konservuar- Një darkë e shpejtë, mund të vrasë dëshirën. Duke qenë se përmban lëngje, prania e madhe e elementëve për ruajtjen e ushqimeve të konservuar mund të shkaktojë ndjesinë e fryrjes. Nëse nuk rrini dot pa i konsumuar, të paktën hapeni kutinë rreth 30 minuta para se ta konsumoni.

Vera- Nëse një gotë verë ju krijon ndjesinë e euforisë, nëse pini dy ose më shumë, reduktoni ndjeshmërinë ndaj orgazmës.

Miell tërshëre- Ndihmon trupin të prodhojë serotoninë dhe nëse merret në sasinë e duhur mund të nxisë dëshirën seksuale. Por siç sugjeron seksologjia kaliforniane, nëse konsumoni në sasi të bollshme, mund të ketë efekt të kundërt, pasi fibrat që përmban mund të shkaktojnë praninë e ajrit në bark.

Fruti pas ushqimit- Luleshtrydhe, mollë dhe dardhë, por edhe fruta të tjera nëse konsumohen pas ushqimit, kanë vështirësi në tretje. Nëse keni ngrënë rëndë, prisni së paku dy orë para ngrënies së frutave.

Pijet energjike- Ndonëse pijet energjike duken të dobishme për të rritur rezistencën e trupit, doza e sheqerit dhe kafeinës që përmbajnë garantojnë vetëm një efekt të përkohshëm. Me fjalë të tjera, prania e sheqerit mund të çojë në uljen e nivelit të testosteronit dhe zbehjes së dëshirës seksuale.

Fjalët kyçe: Kujdes, Ushqime para seksit

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan