Këto ushqime dhe këshilla praktike, rrisin pjellorinë si me magji

Për të stimuluar një shtatzëni si meshkujt edhe femrat duhet të ndjekin një stil jete më të shëndetshëm, duke nisur kryesisht që nga ushqimi.

Lifestyle

26/09/2018 09:31

Gjëja e parë që duhet bërë është eliminimi i ushqimeve të shpejta dhe të skuqura si mënyrë për të stimuluar pjellorinë. Në ditët e sotme flitet për një dietë të vërtetë që stimulon pjellorinë bazuar në ushqime që përmbajnë vitaminë C, acid folik, hekur dhe omega 3. Më poshtë noa.al sjell disa ushqime dhe këshilla që stimulojnë pjellorinë:

Karotat– Karotat stimulojnë pjellorinë e mashkullit duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e spermës. Konsumi i karotave dhe produkteve të tjera me ngjyrë portokalli dhe jeshile e përmirëson cilësinë e spermës me 10%

Domatet- Domatet ndihmojnë për të rritur pjellorinë e mashkullit, në sajë të lipocenit i cili është një antioksidant shumë i rëndësishëm. Lipoceni ndikon për të përmirësuar cilësinë e spermatozoideve me 70%. Shpesh sipas ekspertëve thuhet se të qenit jo pjellor është një problem femëror, por në jo pak raste pengesë bëhet cilësia e spermës së mashkullit.

Frutat e thata– Frutat e thata janë cilësuar si produkte ushqimore thelbësore për të stimuluar pjellorinë, shkruan noa.al. Por këshilla që duhet ndjekur për të përfituar sa më shumë nga dobitë e tyre është që të konsumohen pa u pjekur. Rëndësia e tyre është për shkak se përmbajnë zink, omega 3 dhe vitaminë E.

Frutat dhe perimet– Ndër frutat e cilësuara thelbësore për stimulimin e pjellorisë janë kivi, specat, luleshtrydhet, shega, rrushi, portokall i kuq dhe manaferrat.

Tymi dhe cigaret- Ndër faktorët që ndikojnë në pjellorinë e mashkullit dhe femrës janë edhe smogu dhe cigaret. Nëse për smogun nuk mund të transferoheni dot në një zonë tjetër, të paktën cigaren mund ta lini.