Me këto truqe të mahnitshme më asnjëherë nuk do të ndjeni dhimbje kur mbathni take të larta (Video)

A ju pëlqen të mbathni take të larta kur dilni një natë me shoqëri?

Lifestyle

17/06/2016 10:55

Me siguri që po, mirëpo patjetër se duhet të jeni një nga ato vajza që nuk ndjeheni komod me taket e larta.

Është fakt që taket e larta nuk janë gjithmonë komode për t’u mbathur, por shumica femrave preferojnë t’i mbathin për shkak se i bëjnë të duken më seksi dhe më të gjata.

Sipas një anketimi të kryer nga American Podiatric Medical Association , ku i kanë anketuar 1,000 persona të SHBA-së, studimi ka zbuluar se 49 për qind e grave të anketuara mbathin take të larta, pavarësisht se 71 për qind e grave ankohen se përjetojnë dhimbje në këmbë për shkak të tyre.

Sidoqoftë, tani nuk duhet të brengoseni më për këtë, pasi që ka një zgjidhje shumë të lehtë për këtë problem që ju sjell dhimbje.

Vetëm shikojeni videon e mëposhtme për t’i mësuar truqet se si t’i shmangni dhimbjet nga taket e larta. /Telegrafi

YouTube player