Këto truke duhet t’i dijë çdo prind

Që nga konsumi i vaktit që e lë kuzhinën tuaj të duket si një zonë lufte tek vizatimi i mureve apo mobiljeve me ngjyra, sigurisht që fëmijët shkaktojnë rrëmuja nga më të ndryshmet.

Fun

13/10/2017 13:28

Expert Home Tips ka rkijuar një listë të trukeve të mençura për tua bërë më të lehtë pastrimin. Që nga heqja e erërave të këqija të koshit të plehrave me qymyr, tek heqja e ngjyruesve të përhershëm me pastë dhëmbësh, janë disa nga këto truke.

Lëkura e kastravecit: heq shenjat e ngjyrave
Nëse keni hequr dorë për të pastruar muret e mbuluara me ngjyra nga “punimet artistike” të fëmijëve, ka një truk të vogël për ti hequr pa dashur të vizatoni mbi to. Thjesht fshijini shenjat me pjesën e brendshme të lëkurës së kastravecit.

Uthull dhe sodë: për të hequr njollat e urinës
Aksidentet ndodhin kur fëmija bën pa dashje urinën por bezdia është era që mban. Nuk është nevoja ta lani vendin, por me uthull duke e fërkuar me një peshqit letre. Më pas hidhni sodë dhe lëreni ta thithë para se ta pastroni pastaj.

Pastë dhëmbësh: kundër njollave të vështira
Të vendosësh atletet të lahen do të dëmtohet të dyja, si ato dhe lavatriçka dhe uji dhe detergjenti ndoshta nuk janë mjeti i duhur për të shpëtuar prej tyre.

Por, duhet që atletet me një pastë dhëmbësh dhe një furçëe dhëmbësh kthehetn në bardhësinë e tyre.  Pasta e dhëmbëve mund të përdoret edhe për të hequr njollat e forta në veshje. Apilkojeni dhe lëjeni 10 minuta para se ta lani.

Qymyr për koshin e plehrave
Nëse koshi juaj mban erë ende pa u mbushur plotësisht, mos u shqetësoni.Hidhni disa copa qymyr në pjesën e poshtme të koshit për të thithur erërat e pakëndshme.

Mustarda heq erërat nga kutitë e ushqimit
Pavarësisht se lahen, tasat plastike marrin erë dhe bëhen pis. Por të hedhësh pak mustardë në këto enë dhe ta lini gjithë natën, atëherë në mëngjes pasi ta lani do të duket si e re. /Lajmi.net/