Këto tri gjëra duhet t’i bëni gjatë muajve të ftohtë

Mund të jetë shumë e vështirë që të mos sëmureni asnjëherë gjatë muajve të dimrit, kjo pasi ditët janë më të shkurtra, moti është më i ftohtë dhe nganjëherë bora që bie ju mban brenda në shtëpi për disa ditë.

Lifestyle

31/10/2015 17:01

Kështu, gjatë këtyre muajve të dimrit, njerëzit mund të ndjehen të mërzitur dhe madje të bien në depresion. Mungesa e rrezeve të diellit gjatë dimrit mund të bëjë shumë ndryshime në disponimin tuaj, dhe madje të ju shkaktojë probleme shëndetësore.

Në mënyrë që të kaloni sa më mirë këta muaj të ftohtë dhe të kënaqeni duke i shpëtuar këtij sezoni pa u sëmurë, sigurohuni që t’i bëni këto tri gjëra:

1. Investoni në rroba të mira për mot të ftohtë
giphy
Gjyshet tona na e kanë thënë këtë për vite të tëra, dhe është e vërtetë – në mënyrë që të jeni të ngrohtë gjatë dimrit, ju duhet të visheni siç duhet, që do të thotë trashë. Kjo nuk do të thotë të dilni me një maicë dhe një pallto të hollë. Po flasim për rroba vërtetë të trasha të dimrit, në të cilat mund të investoni me pak para.

2. Bëni aktivitete në natyrë gjatë motit të ftohtë
giphy (1)
Tani që po bëhemi gati për një mot më të ftohtë, disa aktivitete në natyrë mund të jenë të dobishme për ju. Mendojeni kur ishit fëmijë se si kënaqeshit duke qëndruar jashtë në natyrë edhe kur kishte borë shumë. Mund të dilni thjeshtë për ecje apo vrapim me ndonjë mik, në mënyrë që të relaksoheni.

3. Merrni pak diell
giphy (2)
Një tjetër mënyrë për t’u ndjerë mirë gjatë kohërave të errëta dhe të ftohta është që të merrni pak diell, edhe nëse është për pak minuta. Kur shihni se dielli ka dalë, është mirë që të drejtoheni kah rrezet e diellit dhe të qëndroni ulur ashtu në rreze për pak, pasi kjo metodë do të mashtrojë trurin duke menduar se është një ditë e ngrohtë që më pas do të ju ndihmojë që ta përmirësoni humorin.

Përderisa shumë njerëz e duan vjeshtën dhe dimrin, për disa ky sezon është i gjatë, i ftohtë dhe i mërzitshëm. Por dimri ka çfarë ofron, me të vërtetë. Kështu, gjatë këtyre muajve mos qëndroni vetëm nën batanije, por dilni në natyrë dhe bëni çfarëdo që ju bën të ndjeheni të lumtur. (lajmi.net)