Këto tre gjëra të rëndësishme duhet t’i bëni çdo ditë

Ja cilat janë tre  gjërat më të rëndësishme  të cilat duhet t’i praktikoni në rutinën tuaj të përditshme.

Fun

29/02/2016 21:10

 

Futja e mjaftueshme e lëngjeve në trup ndikon që lëkura juaj të duket më e shëndetshme, më rinore dhe  e mirë hidratuar.

1.Gjëja e parë që duhet të bëni pasi të zgjoheni është të pini një gotë me ujë

Pini të paktën një deri dy litra ujë në ditë. Në këtë mënyrë i gjithë trupi hidratohet dhe mban funksionimin e rregullt të të gjitha organeve.

2.Stërvituni ose meditoni në rutinën tuaj të përditshme

Jo vetëm që do të ndjeheni më të relaksuar dhe vital, por kështu do të mund ti kushtoni vetes suaj 5-10 minuta kohë meditimi dhe çlodhje fizike.

3.Hani mëngjesin

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kur ne duhet të ushqejmë trupin me ushqimet më të shëndetshme, të cilat na japin energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, mëngjesi është ushqimi i parë që e fusim në stomak të zbrazët pasi ka tretur ushqimin një natë më parë.