Këto syze të mençura gjurmojnë saktësisht atë çfarë shikoni

Pajisjet tuaja tashmë gjurmojnë saktësisht vendodhjen tuaj? Pse mos të gjurmojnë atë çfarë jeni duke e shikuar gjithashtu? Një palë syze të Tobii 2 janë ato çfarë ju duhen, syze të teknologjisë së lartë të cilat mund të gjurmojnë sytë tuaj.

Auto & Tek

21/05/2014 22:36

Hulumtuesit e sistemeve vizuale janë duke menduar për një informacion të asaj çfarë ju shikoni. Syzet janë të dizajnuara së pari për projektet hulumtuese, testime të dhomave dhe simuluesve – ku ajo në çfarë shikoni nuk duhet të jetë vetëm kompjuter apo ekran i tabletës.

Nëse do të kishit dëshirë që të studioni fytyrën e dikujt, se si do të dukej në situata të ndryshme, këto syze të quajtura Tobii 2 mund të ju tregojnë.

Ajo çfarë këto syze kanë është se secili sy tani është i gjurmuar nga dy kamera, që do të thotë se edhe nëse përdoruesi i këtyre syzeve i lëvizë ato pak, ato do të kenë një shansë më të mirë të gjurmimit tuaj.

Pjesa më e mirë e këtyre syzeve është se janë përmirësuar me një gjurmues në \”kohë reale\”. Një hulumtues mund të shikojë saktësisht se çfarë është duke shikuar një person i cili është në laptop, pa e parë ekranin e tij përpara.

Kjo bëhet nga një transmetues wifi të cilin e kanë syzet dhe më pas ato të dhëna regjistrohen në një mikro-kartë SD.

Gjurmime të tjera përmes këtyre syzeve janë edhe gjurmimi i produkteve ushqimore në market, për të parë saktësisht se çfarë përmbajnë ato.

Tobii është duke menduar që të krijojë disa lloje të teknologjisë gjurmuese të syve. Kompania filloi të shesë EyeX, një gjurmues i syrit i cili është për kompjuterë.