Këto shenja tregojnë se hormonet nuk i keni në rregull

Hormonet për gratë janë përcaktuese. Prej adoleshencës e deri tek menopauza, ritmi i hormoneve mund të ndikojë në disponimin tuaj, energjinë, bukurinë dhe ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies.

Lifestyle

07/11/2015 17:38

Megjithatë, roli i hormoneve shpesh minimizohet nga gratë dhe kështu gratë mbesin të hutuara për atë çfarë ndodh në trupin e tyre kur hormonet fillojnë të ‘çoroditen’.

Kështu, këto janë shenjat se hormonet tuaja janë ‘çoroditur’ pak:

Lodhje
Të ndihesh e lodhur duket të jetë një mënyrë e pranuar e jetës. Të ndjehesh e lodhur, sidoqoftë, mund të jetë shenjë e një ndryshimi në nivelet e hormoneve tuaja. Gratë e përshkruajnë lodhjen e tyre në mënyra të ndryshme. Shpesh, ju nuk mund të zgjoheni në mëngjes nga gjumi dhe nuk mund të flini siç duhet në mbrëmje. Kontrolloni nivelet e hormoneve!

Pagjumësi
Për shumicën e grave, lodhja që e ndjejnë është e lidhur edhe me gjumin. Hormonet rregullojnë gjumin dhe shumica e grave që nuk kanë nivele normale të hormoneve kanë probleme për të fjetur. Nëse vazhdoni të keni shpesh probleme me gjumë, është mirë që t’i kontrolloni nivelet e hormoneve, transmeton lajmi.net.

Rënie të flokëve
Flokët tuaja tregojnë shumë për hormonet tuaja. Ndryshimet në densitetin e flokëve dhe dukjen e tyre, së bashku me rënien, janë indikator të çrregullimeve të hormoneve. Dobësimi i flokëve mund të jetë një shenjë e çrregullimit të hormoneve, përderisa rënia mund të jetë edhe shenjë e niveleve të ulëta të progesteronit ose estrogjenit.

Shtim peshe
Përderisa të gjitha gratë brengosen rreth peshës së tyre, shtimi i peshës mund të jetë një shenjë e çrregullimeve hormonale. Shtimi i peshës në abdomen apo krahë mund të jetë një shenjë e rezistencës së insulinës. Lëshimi i gjoksit mund të jetë shenjë e uljes së niveleve të estrogjenit dhe shtimi i peshës në ije mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të tiroideve. (lajmi.net)