Këto sëmundje të lënë pa bërë seks tërë jetën

Si mendoni se do të ndiheshit nëse nuk do të bënit asnjëherë seks?

Lifestyle

29/03/2016 11:56

 

Qoftë nëse jemi në një lidhje afat-shkurtë, apo edhe në lidhje serioze, seksi gjithmonë ka domethënie të madhe për të gjithë ne, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, për shumë njerëz seksi është me dhimbje, shumë i shkurtër, apo thjeshtë i pamundur.

Këto janë dy sëmundjet më të shpeshta që duhet t’i dini:

‘Vaginismus’

Një prej arsyeve kryesore se përse njerëzit nuk bëjnë seks është ‘vaginismusi’.

Kjo sëmundje e shkakton një ngushtim të muskujve rreth vagjinës, kurdo që dikush provon të penetroj.

Me fjalë të tjera mbyllet e tëra kur provoni të bëni seks, raporton lajmi.net.

Një në 500 femra është e diagnostifikuar me këtë sëmundje.

Problemet me ereksion

Ky ç’rregullim do të thotë që mashkulli nuk mund ta mbajë lart shokun e tij.

Edhe përse njerëzit mendojnë se kjo sëmundje shfaqet tek meshkujt më të vjetër, rreth 7-8% e meshkujve të moshave 20-40 vuajnë nga kjo sëmundje e njëjtë, transmeton lajmi.net.

Trajtimi më i mirë për këtë sëmundje është të lini duhanin, të pini më pak alkool dhe të mos përdorni drogë.

Gjithashtu edhe ushtrimet fizike do ndihmonin shumë. /lajmi.net