Këto rrugë do të bllokohen të dielën në Prishtinë

Me rastin e mbajtjes që gjysmë maratonës Ndërkombëtare me datën 29.04.2018 në ora 10:00, do të bllokohen disa rrugë. Gjysmë maratona do të mbahet në Rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve Policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Lajme

27/04/2018 15:51

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në rajonin e Prishtinës me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut .

“Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, duke vlerësuar se bllokimi i segmenteve të caktuar rrugore paraqet vështirësi në rrjedhën normale të komunikacionit, gjatë kohës  që do të zhvillohet gjysmë maratona pjesëtarët policor do të merret me  ridrejtimin e  komunikacionit.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten, në qarkullimin rrugor, kërkojmë mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura ose të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e policisë.