Këto rroba janë të domosdoshme për sezonin dimëror (Foto)

Do të jetë ky dimër përplot ngjyra të këndshme, të materialeve të bukura dhe të zgjidhjeve glamoroze të disenjatorëve. T’i shohim se çka ka përgatitur Mango për stinën më të ftohtë të vitit!

Lifestyle

27/11/2017 10:34

 

Për pjesën e sezonit vjeshtor është thënë pak a shumë çdo gjë, mirëpo çfarë na sjell për dimrin? Do të jetë ky sezoni dimëror që do të na ngazëllejë më shumë se kurrë më parë, përplot ngjyra të guximshme dhe për këtë stinë të vitit paksa atipike, me materiale të lezetshme dhe kombinime të guximshme.

Listës së rrobave të duhura i paraprinë palltot e shkurtra dhe të gjata nga lëkura artificiale; nëse dëshironi të jeni krejtësisht IN, patjetër duhet të blini së paku një të tillë!

Meqë po flasim për palltot, patjetër duhet të theksojmë se si edhe në atë kategori ngjyrat e kanë rolin më të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Hit janë modelet e gjelbra, të verdha, të portokallta dhe të kaltra, mirëpo ide e mirë janë edhe palltot e shkurtra të lëkurës ngjyrë rrushi Burgonje.

Nga koleksioni dimëror i Mangos duhet veçuar edhe trikot e gjata femërore (kardiganët), trikot e ngrohta të thurura dhe tunika, çizmet me taka të larta, xhinset retro me bel të lartë dhe pantallonat paksa të frymëzuara nga modelet mashkullore.

Kemi harruar diçka? Po… Fundin për vajza të reja në ndonjë ngjyrë ”të krisur” (në rastin e këtillë e verdha) me efektin e lëkurës do të jetë shumë i pëlqyeshëm! Inspirohuni nga galeria e fotografive.