Këto produkte të Serbisë, mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore (Foto)

Nëpërmjet konsumimit të produkteve nga Serbia, Kosova fqinjit verior i jep miliona euro. Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga Kosova në Serbi kanë shkuar rreth 390 milionë euro.

Lajme

18/01/2017 15:45

Por, janë shumë produkte të Serbisë që mund të zëvendësohen mirë me ato vendore. Ndërsa, nëse merren për bazë prodhimet nga Shqipëria dhe të tjerat nga shtetet mike, importi i produkteve serbe mund të zëvendësohen me 100 për qind.

Pas provokimeve të njëpasnjëshme të Serbisë kundër të Kosovës, qytetarët kanë nisur aksionin e bojkotimit të produkteve të cilat fillojnë me barkodin 860.

Telegrafi ua sjell disa nga shumë produktet serbe të konsumit ditor, që mund të zëvendësohen me së paku një produkt vendor:

Uji “Rosa” mund të zëvendësohet p.sh. me ujin “Rugove”

“Plazma” mund të zëvendësohen me “Sempre”

Chipsat e Çaçakut me “Vipa Chips”

Keçapi “Polimark” me atë “Progres”

Majoneza “Polimark” me majonezën “Progres”

Uji i gazuar “Heba” me ujin e gazuar vendor “Dea”

Piperin “Horgoshka” me piperin “Besjana”

Vajin “Diamant” me Vajin “Olim”

Sipas statistikave, nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008 e deri më 2016, Kosova ka importuar nga Serbia produkte në vlerë prej 2.638 miliardë euro.