Këto pajisje mund të shpëtojnë familjen tuaj

Disa pajisje nuk duhet të mungojnë në familjen tuaj. Ndoshta sot mund të mos keni nevojë për to, por mund të gjendeni në një vështirësi në të cilën këto gjëra mund të jenë shpëtimi juaj.

Lifestyle

17/03/2015 19:39

Një llambë elektrike nuk duhet të mungojë në asnjë mënyrë në shtëpinë tuaj, por duhet të kemi kujdes sepse gjithmonë kur na duhet një e tillë ose s’mund ta gjejmë, ose pasi e kemi gjetur mësojmë se nuk ka bateri.

gjesend1

Radio nuk duhet të mungojë në asnjë mënyrë në shtëpinë tuaj, sepse në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore ai mund të jetë shpëtim për ju, ndoshta do të gjendeshit në një pozitë aq të keqe sa që mënyrën e vetme të komunikimit do ta kishit radion.

gjesend2

Instalimi i një alarmi anti-hajdut është po ashtu një sistem që duhet të keni në shtëpinë tuaj. Është aq i thjeshtë sa që juve ju duhet vetëm ta fusni një kod para se të dilni dhe kur të ktheheni në shtëpinë tuaj.

gjesend3

Detektor i tymit do të ishte një tjetër aparat që do të donit ta kishit në shtëpinë tuaj, ju mendoni që do të zgjoheshit nëse zjarri kaplon shtëpinë tuaj, por faktet e tregojnë të kundërtën.

Illustration of a smoke alarm sounding off in a smoky room

Priza mbrojtëse është një shtojcë për prizat tuaja, në mënyrë që t’i mbroni fëmijët tuaj nga rreziku i energjisë elektrike, transmeton KosovaPress.

gjesend5