Këto mite të zakonshme romantike janë në të vërtetë deluzione të rrezikshme

Shumë prej nesh besojnë në mite të ndryshme që kanë të bëjnë me dashurinë, por a janë të vërteta këto mite?

Fun

13/09/2018 10:09

Këtu i keni disa nga mitet e dashurisë që ju i besoni, por që nuk janë të vëreteta:

Miti: Partneri/ja juaj nuk mund të bëjë asnjë të keqe
E vërteta: “Ne jemi të vdekshëm dhe nuk mund të jemi të përsosur,” thotë Tallis.

Miti: Ju jeni të destinuar për njëri-tjetrin
E vërteta: “Disa njerëz kanë këtë besim themelor se dashuria është e destinuar; se ka ‘një’ për ju “, thotë ai. Kjo mund të të bëjë shumë të ndjeshme kur bëhet fjalë për gjetjen e një partneri apo për t’u kapur në marrëdhënie të papërshtatshme. Mos u abononi në misticizëm romantik. Kuptoje se mund të jesh i lumtur me një numër njerëzish.

Miti: Ju duhet të vuani për dashuri të vërtetë
E vërteta: “Ne tentojmë të romanticizojmë pengesat dhe të mendojmë se dashuria nuk është e vërtetë pa to”, thotë Tallis, duke shtuar se dhimbja nuk duhet të jetë pjesë e ekuacionit. /Lajmi.net/