Këto komuna nuk do të kenë rrymë ditët në vijim

KEDS njofton se për shkak të punimeve të planifikuara për të mirëmbajtur rrjetin e furnizimit, në ditët në vijim do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Lajme

31/05/2016 16:46

Siç njofton KEDS përmes një kumtese për media, reduktime të energjisë elektrike do të ket ënë rajonin e Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë:

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Mitrovicë

1.

Më 01,02,03, 04.06.2016, në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

  • LP 10 kV Maxhunaj(Stabilimenti shperndares Maxhunaj) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci,  Ropica, Vilanci, një pjesë e fshatit Maxhunaj.

Arsyeja:  punime ne rrjetin elektrik.

Prizren

1.

Më 01.06.2016  në NS 35/10 kV  Zhuri do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Zhuri(30035003) prej orës 09:00 -12:00 dhe prej orës 15:00 -17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhuri, Shkoza, Dobrushta, Milaj, Gorozhubi, Planeja dhe Vërmica.

Arsyeja e shkyçjes: punime në projektin “Zgjërimi dhe Përforcimi i rrjetit , Lot 4, vendosje e shtyllave të betonit.

Pejë

1.

Më 01.06.2016  në  NS 35/10kv Peja2  do të  shkyçet:

  • Dalja 10 kV Puhovci (50051009) prej orës 09:00 deri në orën 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kisha Katolike, Ambulanca stomatologjike, Dukagjini 1, TS 5, dhe Dukagjini 2.

Arseja e shkyçjes: Vendosje e shtyllës këndore me ndarësin e linjës dhe me konzollën përkatëse.