Këto kompani janë më të mëdha se Facebook

Një miliard njerëz e përdorën Facebookun të hënën, por ka disa kompani që kanë arritje më të mëdha ditore.

Fun

29/08/2015 15:33

Facebook thotë se ka 1.49 miliardë përdorues aktiv në muaj, por 1 miliard prej tyre e përdorën atë vetëm në 24 orë – që është një arritje për kompaninë amerikane.

Por, ka ende disa kompani që i ‘prekin’ më shumë jetët e njerëzve çdo ditë. Për shembull Colgate. Sipas një hulumtimi nga Kantar, rreth 65% e njerëzve në botë e zgjedhin pastën e dhëmbëve të kësaj kompanie.

Sipas Kantar, shumë njerëz në ditë i pastrojnë dhëmbët me këtë pastë dhëmbësh. Të paktën ky është një lajm i mirë për dentistët.

Një lajm tjetër jo i mirë për dentistët është përdorimi i Coca-Colas – që kompania thotë se shet 1.9 miliardë njësi çdo ditë në të gjithë botën, transmeton Lajmi.net.

Duke kaluar në sferën digjitale, Windows ka postuar disa numra krahasues me Facebook. Microsoft thotë se 1.5 miliardë njerëz përdorin programet e kompanisë çdo ditë. Kompania ka gjithashtu edhe 1.2 miliardë përdorues të programit Office, por kjo është në total dhe jo në përdorim ditor.

Facebook padyshim është rrjeti social më dominues në termat e përdoruesve aktiv. Çdo muaj Facebook merr pesë herë më shumë vizitor në faqe se sa Twitter. E vetmja faqe që i afrohet Facebookut është YouTube, që ka 1 miliardë përdorues aktiv në muaj.

Është mirë që bota po e sheh shëndetin e dhëmbëve si prioritetin kryesor se sa lidhjen me miqtë online, por nuk ka dyshim se Facebook nuk krahasohet me asnjë rrjet tjetër social në historinë e kësaj fushe. (Lajmi.net)