Këto katër shenja tregojnë se ka ardhur koha të ndaheni

Nikki Goldstein, eksperte e lidhjeve të dashurisë, ka treguar për shenjat që paralajmërojnë se lidhjes tuaj po i vjen fundi.

Lifestyle

01/08/2016 22:19

Mungesa e vullnetit për t’i bërë gjërat të funksionojnë

Ndonjëherë ka zgjidhje të lehta për problemin e caktuar, mirëpo njëri apo dy partnerët nuk dëshirojnë të merren me të. Nëse gjërat nuk janë duke shkuar për mrekulli, ju ose duhet t’i ndryshoni ato, ose të ndaheni, transmeton Telegrafi.

Grindje të vazhdueshme pa arsye

Grindja mes çifteve mund të jetë edhe një gjë e mirë për lidhjen, mirëpo nëse vazhdimisht grindeni për të njëjtën gjë dhe nuk arrini të gjeni zgjidhje, atëherë është koha t’i rishikoni gjërat.

Mungesa e ndjenjave

Kjo është kur vjen te pika që kur jeni me shoqëri nuk mund të putheni apo të përqafoni. Nëse vjen puna deri këtu, atëherë konsiderojeni vetën që nuk jeni më në një lidhje, të paktën jo në një të mirë.

Nuk bëni më seks

Zakonisht lidhjet nuk vlerësohen në bazë të asaj se sa bëni seks, por nëse nuk jeni duke bërë seks atëherë pasioni nuk ekziston më në lidhjen tuaj.