Këto kafshë nuk duhet t’i mbani në shtëpi, arsyeja…(Video)

Macet e mëdha, duke përfshirë luanët, tigrat dhe leopardët, asesi nuk duhet t'i mbani në shtëpi, shkruan lajmi.net

Fun

19/07/2017 11:34

Ata janë të fuqishëm dhe të rrezikshëm, si dhe janë në gjendje të ju sulmojnë atëherë kur më së paku e prisni.

Gjarpërinjtë mund të ju vrasin me një kafshim të vetëm, kobrat madje mund të ju verbërojnë apo shkaktojnë dhimbje të tmerrshme vetëm duke ju gjuajtur helmin.

Arinjtë poashtu janë kafshë të këndshme mirëpo ato nuk qëndrojnë të vogla përgjithmonë. Mund të ju vrasin vetëm ju duke goditur me shuplakën e dorës së tyre, të mos flitet pastaj për madhësinë e tyre gjigante.

Këto janë vetëm disa nga kafshët të cilat asesi nuk duhet t’i mbani në shtëpi pasi që janë të rrezikshme. Në videon më poshtë do të mund të njiheni edhe me kafshët tjera që hynë në këtë kategori. /Lajmi.net/

YouTube player