Këto janë vendimet e Qeverisë nga mbledhja e sotme – Lajmi.net
Këto janë vendimet e Qeverisë nga mbledhja e sotme
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:13, 6 December 2018
Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për autorizim lidhur me aprovimin e Deklaratës së Përbashkët për Strategji të re Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, e cila shpreh gatishmërinë e shteteve të Evropës Juglindore për të ndërmarrë veprime duke siguruar: mbështetje në politika zhvillimore, aktivitete në koordinimin ndërinstitucional, dhe ndërshtetëror, mbështetje teknike, mbështetje financiare, mbështetje institucionale, e cila është në dobi të gjitha shteteve nënshkruese të kësaj deklarate.

“Vendimi i dytë që mori aprovimin e Qeverisë së Kosovës, ishte Rregullorja për Autorizim, qëllimi i së cilës është njoftimi i praktikave dhe dhënia e autorizimit ndërmarrjeve për ushtrimin e praktikave për të cilat kërkohet autorizimi”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Rregulloren për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Menaxhimit të Regjistrit të Rregullave Teknike, e cila përcakton përmbajtjen dhe mënyrën e menaxhimit të regjistrit të rregullave teknike të aplikueshme, rregullave teknike që janë duke u hartuar, trupave të emëruara për vlerësimin e konformitetit, dokumenteve të huaja të konformitetit të vlefshme në Republikën e Kosovës.

Edhe vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për Projektin për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar.

Nisma për miratimin e “Protokollit shtesë numër 6 për Marrëveshjen për ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore është aprovuar nga qeveria në mbledhjen e sotme. Ky protokoll zbatohet për masat e miratuara ose të shfrytëzuara nga Palët që ndikojnë në tregtinë e shërbimeve.

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me telefonatën që ka zhvilluar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, rreth çështjes së transformimit të FSK-së.

Poashtu, kryeministri Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për pritjen shtetërore që do të organizohet më 14 dhjetor pas kalimit të Projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO