Këto janë vendet që do të vizitojë Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë

Autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar që kanë lëshuar një leje për vizitën e Presidentit të Serbisë , Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Lajme

18/01/2018 12:05

Presidenti serb i cili do të qëndrojë gjatë ditës së shtunë në Kosovë, pritet që të vizitojë Mitrovicën e Veriut, ku edhe do të vendosë kurora lulesh në vendin ku u vra lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Përveq veriut të Kosovës, Vuçiq, pritet të vizitojë edhe Graçanicën dhe fshatrat e sajtë cilat janë të banuara me serbë.

Vuçiq gjatë kësaj vizite do të diskutojë për problemet e serbëve në Kosovë, si dhe për vrasjen e fundit të ndodhur gjatë ditës së martë në Mitrovicë./Lajmi.net/