Këto janë vendet që besojnë më së paku në Zot

Norvegjia për herë të parë tani ka më shumë njerëz që nuk besojnë në Zot sesa që besojnë - me 39% të ateistëve kundrejt 37 % të besimtarëve, shkruan The Independent.

Fun

24/03/2016 18:56

Ndërkohë, në SHBA, në një vend ku në dollarin e tyre shkruan “Ne besojmë tek Zoti” besimi tek zotin e Krishterimit është gjithashtu në rënie.

Tani, një hartë ka treguar shkallën e fesë nëpër botë sipas vendeve ku shumica e njerëzve kanë thënë se ata janë “ateistë të bindur”.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, duket se vetëm disa vende kanë më shumë se 20% të qytetarëve të cilët janë të kënaqur në lidhje me refuzimin e fesë së vendit të tyre.

Këtu janë 6 vendet më ateiste në botë, pa e përfshirë Norvegjinë:

KINA

Kina ka deri tani përqindjen më të lartë të ateistëve mes  40 dhe 49.9 % e kinezëve të identifikuar se janë ateistë.

JAPONIA

Fqinji i Kinës është një tjetër vend prej  kombeve lindore me shumë njerëz që nuk besojnë tek Zoti. Ndërmjet 30 dhe 39% e njerëzve në ishujt japonezë thonë se janë “ateistë të bindur”.

REPUBLIKA ÇEKE

Republika Çeke ka 30 deri në 39 për qind të qytetarëve që klasifikohen si ateistë. Toka e romancës  dallohet  shumë prej fqinjëve të saj evropianë ku  të paktën një e pesta e qytetarëve kanë thënë se ata janë “ateistë të bindur”.

AUSTRALIA

10 deri në 19% e australianëve thonë se ata janë “ateistë të bindur”.

ISLANDA

Edhe pse shumë islandezë e konsiderojnë veten Lutheran, një pjesë e vogël e ndjekin fenë popullore, dhe pjesa tjetër e konsiderojnë veten “ateistë të bindur”.

Kjo është vetëm një pjesë  prej 10 deri në 19% e popullsisë, por që e  vendos Islandën në mesin e disa  vendeve më ateiste në botë.

harta