Këto janë ushqimet të cilat e pastrojnë trupin nga nikotina

Duhanpirësit, mund ti ndihmojmë trupit të tyre përmes disa ushqimesh për të cilat mjekët thonë se pastron trupin sadopak nga nikotina.

Lifestyle

02/01/2017 20:50

Nikotina është substanca kimike që gjendet tek cigaret, përgjegjësese për varësinë ndaj duhanit. Është një stimulant që bllokon nervat, qelizat gjë që çon në mosfunksionimin e tyre. Bima e duhanit që prodhon nikotinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Këto janë ushqimet të cilat mund të iu ndihmojnë në pastrimin e trupit nga nikotina

1.Brokoli
Është i pasur në vitamina B5, C dhe D që janë përgjegjëse për të rregulluar shumë proçese në trupin e njeriut.Brokoli ndihmon në forcimin e metabolizmit dhe i mbron mushkritë tuaja nga toksinat.

2.Portokallet
Nikotina e zbras trupin nga vitamina C, ndërsa portokallet janë të mbushura me vitaminë C dhe rikthejnë ekulibrin.

3.Spinaqi
Spinaqi përmban acide fosile dhe Vitamin B9 që janë të njohura për largimin e nikotinës nga trupi.

4.Xhinxheri
Xhinxheri ndihmon në largimin e simptomave të padëshiruara të duhanit nga trupi. Gjithashtu redukton toksinat në gjak, që shkaktohen nga nikotina.

5.Limonat
Janë një armë e fuqishme për të luftuar nikotinën.Helmi i nikotinës rri në gjak për 3 ditë duke dëmtuar qelizat dhe sisitemin imunitar. Limoni ka fuqinë ti largojë këto efekte negative që lë nikotina në organizëm.

6.Karrotat
Konsumimi i rregullt i Karrotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkaktrron nikotina.

7.Shegët
Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe duke konsumuar shegë qarkullimi i gjakut normalizohet.

8.Lakra jeshile
Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri.