Këto janë ushqimet që parandalojnë ulcerën – Lajmi.net
Këto janë ushqimet që parandalojnë ulcerën
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 11:23, 16 April 2018
Dhimbjet në stomak dhe lukth janë të zakonshme te njerëzit e të gjitha moshave dhe një nga shkaqet mund të jenë ulcerat.

 

I gjithë sistemi i tretjes shpesh është objekt i shumë parazitëve, infeksioneve dhe sëmundjeve. Ushqimi që kalon përmes sistemit të tretjes është ndërprerë plotësisht dhe ushqyesit absorbohen. Dhimbja e stomakut ndodh në rast të mukozave të dëmtuara.

Shkak mund të jenë bakteret dhe stresi, ndërsa infeksioni mund të merret edhe përmes rrugëve të ndryshme, si duart e ndyta, kontakti buzë më buzë në rast të puthjes, ushqimit dhe ujit.

Bakteret mund të mbijetojnë në acidin e lukthit dhe të arrijnë deri te mukoza e mbrojtjes dhe ta dëmtojë atë.

Përveç baktereve, shkak mund të jetë edhe përdorimi i gjatë i preparateve jo steroide dhe barnave, siç është ibuprofeni.

Përveç kësaj, ushqimi jo i rregullt, erëzat djegëse dhe stresi po ashtu mund të nxisin zhvillimin e ulcerës në lukth dhe të përkeqësojnë simptomat.

Simptomat kryesore të ulcerës në lukth janë dhimbja e cila paraqitet dy deri në tri orë pas ngrënies, dhimbja e cila paraqitet natën edhe në lukth të zbrazët, dhimbja e cila paraqitet dhe zhduket brenda disa ditëve deri në disa javë, humbja e kilogramëve, apetiti i dobët, vjellja, tendosja.

Në rast të dhimbjeve të mëdha duhet vizituar urgjentisht mjekun.

Mjekimi i ulcerës bëhet përmes barnave dhe rrugës natyrale.

Përveç higjienës së duarve para konsumimit të ushqimit, janë edhe disa përbërës natyrorë, të cilët parandalojnë krijimin e ulcerës në lukth.

Mjalti

Mjalti është i njohur për shumë veti shëruese, veçanërisht në tretje dhe në trajtimin e ulcerës. Ai përmban një enzimë të glukozës oksiduese që mund të vrasë bakteret e dëmshme që kontribuojnë në formimin e ulcerës. Përveç kësaj, mjalti është i njohur për vetitë e tij antibakteriale. Përdorimi i dy luge mjalti në ditë mund t’ju ndihmojë te sëmundjet e ndryshme.

Banania

Në bananet e thata dhe të papjekura ndodhet një sasi e madhe e përbërjeve fitoindoside. Përveç kësaj, ato gjithashtu përmbajnë polisaharide të tretshme në ujë të përdorur në farmaceutikë për trajtimin e ulcerës. Thani bananet duke i prerë dhe lënë në diell. Konsumoni ato më pas me një lugë mjaltë tri herë në ditë.

Hudhra

Përfitimet e hudhrës tek inflamacionet janë të panumërta. Hulumtimet e fundit tregojnë se mund të ndihmojnë në zgjidhjen e baktereve të Heloibacter pylori. Ajo ka një efekt jashtëzakonisht antimikrobe, dhe mund ta hani atë vetëm, ose si shtesë në gjellë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO