Reagimet e qytetarëve për pranimin e Kosovës në UEFA (VIDEO)

Kongresi i UEFA-së sot ka votuar pro pranimit të Kosovës si anëtarja më e re e institucionit më të lart futbollistik në Evropë.

Lajme

03/05/2016 14:44

Kosova më në fund është anëtare e UEFA-s me 28 vota në favor të saj, që do të thotë u bë anëtarja e 55 e kësaj organizate. Qyetetarët e Kosovës e pritën mjaft mirë këtë vendim, shkruan lajmi.net

Foto/Video Bujar Tërstena

Këtë ndjenjë të papërshkrueshme e ndanë, disa me brohoritma e disa me fjalë të mëdha, ata uruan Kosovën për pranimin në UEFA.

Ish-futbollisti Blerim Haxholli, tregoi përvojat e tij si i ri kur luante futboll në kushte shumë të vështira, ndërsa sot anëtarësimi në UEFA për të është një ndjenjë e papërballueshme.

“Kam edhe emocione në këtë moment, spo di si të tregoj, vetë kam qenë futbollist dhe është ndjenjë e paparashikueshme vetë me veshë fanellën e kombëtares së Kosovës është privilegj dhe nder”, ka thënë Haxholli për lajmi.net.

E më pas brohoritjet dhe gëzimet nga qytetarët ishin edhe më të mëdha, fitore dhe ndejnja të tilla janë me të vërtetë rrënqethëse.

Zhytësi i njohur Ismail Kosumi, uroi të gjithë sportistët dhe dashamirët e futbollit, megjithatë ai tha se ka një apel për institucionet e Kosovës.

“Bëni më tepër rreth infrastrukturës, me u pranu u pranum, mirëpo nesër-pasnesër me lu një ndeshje, nuk e di që i ka përmasat ndërkombëtare çdo fushë e sportit”, ka thënë Kosumi.

Veç të tjerash, qytetarët u shprehën të gëzuar për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, se ky është një hap i madh për Kosovën, dhe për sportistët tanë të rinj. /lajmi.net

YouTube player