Këto janë tri klubet që kërkojnë Lucas Torreiran

Lucas Torreira kërkohet nga disa top klube evropiane.

Sport

22/05/2018 12:45

Lucas Torreira vazhdon të jetë në “radarët” e Napolit për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori i Sampdorias pëlqehet shumë nga klubi i kaltër, por sipas mediave italiane, ekpi i De Laurentiis nuk është i vetmi që interesohet për futbollistin uruguaian, pasi edhe Liverpooli e Leipzigu janë futur në garë për shërbimet e futbollistit.

Trajneri i “The Reds”, Klopp, e shikon 22-vjeçarin si përforcimin ideal për mesfushën e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa gjermanët me kalimin e Keita pikërisht te anglezët synojnë Torreiran, pasi shikohet si pasuesi ideal i 23-vjeçarit.