Këto janë tekstet më të zakonshme që shoferët kanë dërguar para aksidenteve

Çdo ditë shohim raste fatale aksidentesh me makinë nga shoferë të pakujdeshëm. Këto aksidente ndodhin më së shumti nga shkëmbimi i mesazheve gjatë drejtimit të makinës.

Fun

20/02/2017 22:17

Një studim i fundit nga AutoInsurance Center u shqyrtuan  sjelljet në lidhje më dërgimin e mesazheve të 2060 shoferëve.

Studimi i shikoi situatat nga disa këndvështrime, nga ndryshimet e moshës, rëndësia e mesazheve, sesa shpesh i dërgonin mesazhet ndërsa drejtonin makinën, mesazhet më të shpeshta etj, raporton TechSot. Kompania gjithashtu analizoi edhe 21 mesazhet finale që janë dërguar përpara përplasjeve. Arsyeja më e zakonshme e cituar nga studimi ishte se shoferët nxiteshin që të përgjigjeshin shpejt nga dikush që ato e kishin përzemër me rreth 26% e rasteve, 19% të rasteve e zinin personat që po bënin plane, 17% njerzit që po prisnin për një kohë të gjatë një mesazh, 15 % personat që po prisnin për drejtime.

Pjesa e mbetur ishte për njerzit që ishin të mërzitur, vetmia dhe depresioni për t’iu përgjigjur një mesazhi pune. Kur u pyet mbi rëndësine e mesazhe, vetëm 8% e njerëzve tha se mesazhet ishin tepër të rëndësishme.