Këto janë të rejat nga skuadra e Arsenal para ndeshjes me Cardiff

Arsenal do të luaj në udhëtim te Cardiff ndeshjen e xhiros së katër në Premierligë.

Sport

02/09/2018 10:48

Skuadra e Unai Emery e gjeti fitoren e parë në ndeshjen e kaluar ndaj West Ham pas dy humbjeve nga City e Chelsea.

Arsenal do të udhëtoj pa mbrojtësin e majtë Sead Koalsinac dhe Maitland Niles. Gjithashtu vazhdojnë të mungojnë Laurent Koscielny dhe Carl Jenkinson.

Ndeshja ndërmjet Cardiff dhe Arsenal fillon në ora 14:30.
“Gunners” udhëtojnë për fitore dhe formacioni i Emery pritet të jetë tejet sulmues. Sipas “goal”, ky do të jetë formacioni i mundshëm për ndeshjen ndaj Cardiff. /Lajmi.net/