Këto janë të rejat e fundit për marrëveshjen Icardi – Inter

Drejtues të skuadrës së Interit gjatë ditës së martë do të takohen me Wanda Naran, agjenten e sulmuesit Mauro Icardi, për të diskutuar për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Sport

12/01/2019 18:05

Marrëveshja aktuale e sulmuesit argjentinas me Interin përfundon në vitin 2021, por Inter dëshiron një kontratë të re pas interesimeve nga Anglia dhe Spanja për sulmuesin e tyre.

Chelsea në Premierligë dhe Real Madrid në La Liga, kohëve të fundit kanë shfaqur interesim serioz për 25 vjeçarin.

Agjentja dhe gruaja e Icardit, Wanda Nara, gjatë kësaj jave ka thënë se palët janë larg një marrëveshje, duke ushqyer spekulime se sulmuesi mund të largohet nga San Siro në një të ardhmen të afërt.

Drejtuesit e Interit nuk presin që gjatë javës që po vjen të mbyllen bisedimet për marrëveshjen e re, por janë të sigurt se do të ketë përparime në këtë aspekt.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe në 175 paraqitje ka shënuar 109 gola./Lajmi.net/