Këto janë të rejat e Challandes në formacionin e Kosovës

Kosova do të përballet me Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

10/09/2018 14:15

Ndeshja do të jetë e para për Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Challandes duket se për dallim nga ndeshja ndaj Azerbajxhanit, sot ka vendosur për ndryshime.

Janë Nuhiu dhe Rashica që pritet të startojnë për “Dardanët”, lajm ky nga një burim i pakonfirmuar.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe fillon në ora 20:45. /Lajmi.net/