Këto janë të gjitha skuadrat që do të luajnë në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës

Janë mësuar tashmë të gjitha skuadrat që kanë siguruar fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Sport

09/12/2018 15:41

Skuadrat e fundit që prenë biletën për fazën tjetër ishin Feronikeli, Trepça 89, Ballkani e Kika, përcjell lajmi.net.

Feronikeli kaloi me lehtësi duke mposhtur Dukagjinin me rezultatin e thellë 4:0.

Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me më lehtësi se që është pritur, duke i shënuar 3 gola dhe duke mos pësuar asnjë.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha rezultatet e 1/8 së finales dhe të mësoni skuadrat që kaluan tutje. /Lajmi.net/

Liria – Prishtina 0:4

Fushë Kosova – Ferizaj 1:2

Drita – Minatori 5:3

Besa – Vëllaznimi 0:0 – 2:3 (penallti)

Ballkani – Gjilani 3:0

Dukagjini – Feronikeli 0:4

Trepça’89 – Flamurtari 0:0 – 3:0 (vazhdime)

Kika – Istogu 2:2 – 3:1 (penallti)