Këto janë shenjat që ai po bie në dashuri me ju

Nuk është se nuk mund të asim për emosionet tona, por ndoshta nuk mendojmë aq shpesh për to. Meshkujt nuk janë gjithmonë të mirë për të shprehur emocionet e tyre. Ndoshta edhe e kuptojmë, por rrallëherë e dëgjojmë.

Lifestyle

17/09/2017 14:53

Ja pse duken simpatike femrat që përpiqen të nxjerrin se çfarë meshkujt ndjejnë. Ndoshta as vet ata nuk e kanë të qartë se çfarë ndjejnë.

Ai ju dërgon mesazhe idiote 
Sa më banale të jenë mesazhet, aq më shumë i dehur nga dashuria është ai. Nëse ju shkruan ndërkohë që po pi diçka, ose nëse ka parë një mace si e juaja, ai është goditur nga shigjeta e Kupidit

Ju telefonon gjithmonë
Ka tre arsye pse meshkujt e marrin telefonin: (a) për punë, (b) për emergjenca, ose (c) për të dëgjuar zërin e dikujt. Nëse ju nuk jeni ndonjë kolege ose një operatore e 129, është zëri juaj ai për të cilin është i interesuar.

Nuk dëshiron më të shkruajë me të tjera 
Janë vajzat ato që u shkruajnë djemve zakonisht kështu që nësr ato nuk i shkruajnë më, as ata nuk do ta bëjnë. Mirëpo nëse atij i shkruan një vajzë tjetër dhe ndërkohë ai tashmë është i interesuar për dikë tjetër, ai i thotë se nuk është i interesuar.

Ai kërkon këshilla nga ju
“Çfarë duhet të shkruaj në kartolinën për ditëlindjen e vëllait tim?” ose “A duken mirë këto këpucët me këto pantallonat?” janë disa nga pyetjet që tregojnë se ai është plot me hormone.

Dëgjoni shokët e tij 
Asnjë nuk e njeh atë djalë më mirë se miqtë e tij. Dëgjojini ata nëse ju asin për ndryshime që kanë vënë re tek shoku i tyre.