Këto janë shenjat paralajmëruese të diabetit të tipit 2, mos i injoroni

Diabeti është një gjendje në të cilen niveletë e glukozës në gjak rriten shumë.

Lifestyle

31/10/2018 22:31

Është vlerësuar se më shumë se 4 milionë njerëz në Britani të Madhe kanë diabet. Nga ata të diagnostifikuar, 90% vuajnë me diabet të tipit 2, ndërsa 10% e mbetur me diabetin e tipit 1, transmeton lajmi.net

Gjendja shpesh lidhet edhe me mbipeshën dhe mosaktivitetin dhe mund të kontrollohet dhe të parandalohet përmes dietës dhe ndryshimeve në mënyrën e jetesës.

Shumë prej simptomave të tipit 1 dhe diabetit të tipit 2 janë të njëjta, por ka disa që janë ekskluzive ndaj tipit 2.

Dr. Sarah Brewer, që punon në bashkëpunim CuraLin Diabetes, tha: “Simptomat e diabetit të tipit 2 kanë tendencë të zhvillohen më ngadalë dhe zakonisht janë më pak të rënda sesa ato të diabetit të tipit 1.

Këtu, më poshtë do të numërojmë 12 shenja paralajmëruese të diabetit të tipit 2, të cilat nëse iu shfaqen është mirë të vizitoni doktorin tuaj:

1. Etje e tepruar
2. Rritje e papritur e oreksit
3. Humbje peshe e pashpjegueshme
4. Urinimi i shpeshtë
5. Ndryshimet e humorit
6. Problemet me gjumin
7. Ngecja ose dhimbja e këmbëve
8. Thatësia e lëkurës
9. Plagët që nuk shërohen
10. Lodhje
11. Vizion i paqartë
12. Tensioni i lartë i gjakut./Lajmi.net/