Këto janë shenjat më të rrezikshme të horoskopit sipas FBI-së

Sipas FBI-së, janë disa shenja të zodiakut që janë më të predispozuara që të kthehen në kriminela se të tjerat. Më poshtë po ju listojmë ato, sipas shkallës së rrezikshmërisë.

Fun

10/07/2018 10:47

1 Gaforrja

Kjo shenjë udhëheq në listë sipas numrit të kriminelëve, mirëpo më shpesh bëhet fjalë për njerëzit të cilët kanë bërë krime të rënda në çastet e çrregullimeve shpirtërore, nga rrëmbimet deri te vrasjet për hakmarrje dhe pasion.

2 Akrepi

Renditen në vendin e nëntë për nga numri i të burgosurve, megjithatë zënë vendin e dytë për shkak të peshës së krimit të cilin bëjnë. Udhëheqin bindshëm sipas numrit të vrasësve me pagesë po të krahasohen me shenjat e tjera të horoskopit.

3 Shigjetari

Janë kriminelët që renditen në vendin e tretë. Te kjo shenjë horoskopi përfshihen mashtruesit e shkathët të cilët rrallë herë i lëndojnë viktimat e tyre. Shenja më naive janë binjakët. Sipas Agjencisë së sigurimit ata janë më pak të rrezikshmit. Ata nuk marrin askënd aq seriozisht sa për ta vrarë apo lënduar.