Këto janë shenjat e qarta të kancerit në mushkëri

Kanceri në mushkëri është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit – me mijëra njerëz në botë që diagnostikohen çdo vit.

Lifestyle

08/11/2017 18:01

Një koll i thjeshtë, një ndjenjë lodhjeje dhe humbja e apetitit mund të ngatërrohen me ndonjë virus dhe madje edhe grip.

Por këto simptoma mund të jenë gjithashtu edhe shenjë e diçkaje më serioze – sidomos pasi që simptomat e këtij kanceri nuk vërehen shumë derisa sëmundja të përparojë.

Kështu, cilat janë shenjat që duhet t’i dini të kësaj sëmundjeje? Më poshtë i kemi renditur tetë shenjat kryesore të treguara nga ekspertët botëror të mjekësisë, shkruan Gazeta Express.

Simptomat e kancerit në mushkëri përfshijnë:

–       Të kesh një koll shumicën e kohës

–       Një ndryshim në kollin që e keni pasur për një kohë të gjatë

–       Shkurtim i frymëmarrjes

–       Koll me gëlbazë me shenja të gjakut në të

–       Një dhimbje në gjoks ose shpatull

–       Humbje të apetitit

–       Lodhje

–       Humbje peshe.