Këto janë sekretet për të ecur me taka të larta si zonjë e vërtetë

Shumë meshkuj mund të thonë se nuk ka asgjë më “qesharake” sesa një grua që mbathë take të larta, e që nuk mundet të ecë me to.

Lifestyle

05/08/2016 11:36

Sidoqoftë, taket e larta janë shumë joshëse dhe i bëjnë gratë të ndjehen sikur modele, e veçanërisht nëse dinë si të ecin me to, transmeton Telegrafi.

Për t’ju ndihmuar të jeni sa më komode dhe të keni shumë vetëbesim në këpucët më favorite nga të gjithë, duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre këshillave.

Bëni hapa të vegjël

Për t’u dukur elegante, duhet të bëni hapa të vegjël dhe të ngadalshëm pa i thyer gjunjët më shumë se zakonisht. Nëse përpiqeni të bëni hapa të mëdhenj, siç edhe bëjmë në këpucët e përditshme, ecja nuk do të duket në rregull. Prandaj, nëse dëshironi të mbathni take të larta, sigurohuni që nuk do të jeni me nxitim.

Vendosni hapat nga thembra deri tek gishti

Për ta bërë ecjen dhe ritmin të duket natyral, fillimisht duhet t’i vendosni thembrat në tokë e pastaj ta shtrini këmbën deri tek gishtërinjtë.

Mbajeni shpinën drejt

Një femër nuk mund të jetë e bukur dhe elegante pa e mbajtur shpinën drejt. Drejtoni shpatullat dhe mbajeni mjekrën paralel me dyshemenë. Në këtë mënyrë muskujt abdominal do të ngushtohen dhe barku do të rrafshohet, gjë që bën të dukeni më e hollë.

Ecni drejt

Për të ecur si modele, imagjinoni një vijë të drejt para jush dhe ecni nëpër atë vijë. Vendosni këmbën njërën para tjetrës dhe sigurohuni që gjatë ecjes ijët do t’ju lëvizin. Kjo do t’ju merr pak kohë ta perfeksiononi, por në fund do t’ia vlejë pasi që çdo mashkull do e kthej kokën t’ju shikoj.