Këto janë rrugët e kryeqytetit, borë dhe ngrica (Foto)

Komuna e Prishtinës, ka dështuar në pastrimin e rrugëve në kryeqytet. 

Lajme

29/12/2014 15:30

Edhe pse në kryeqytet, bora erdhi një ditë më vonë se sa në pjesë tjera të Kosovës, sërish ajo duket se e ka zënë të papërgatitur Komunën.

Bora e rënë mbrëmë gjatë natës, temperaturat nën zero dhe mos ndërhyrja e Komunës, ka bërë që shumica e rrugëve në kryeqytet të jenë vështirë të kalueshme për automjetet.

Kjo paraqet problem sidomos në ato lagje të kryeqytetit, ku rrugët kanë pjerrtësi. (lajmi.net)