Këto janë rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj

Të qenët jorealist e të paturit pritshmëri të mëdha mund të rezultojë lënduese.

Fun

18/01/2019 17:09

Kjo është një sjellje e rrezikshme sipas psikologëve, sepse pritshmëritë e larta janë pikërisht rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj.

Në një moment apo tjetër do t’ju duhet të zbrisnit nga retë dhe të ktheheni me këmbë në tokë.

Fusha e dashurisë është ajo e “minuara” kur vjen puna tek lëndimet dhe këto të fundit vijnë pikërisht prej pritshmërive.

Shpesh akuzojmë djemtë gjithë kohën se atyre nuk u intereson, nuk na kuptojnë dhe nuk kanë asnjë ide rreth dashurisë.

Por mund të jeni ju, ajo që jeni gabim. E vërteta është që ne i thyejmë zemrën vetë vetes përmes pritshmërive jorealiste, transmeton living.al.

Ne vendosim rregulla, standarde por asnjëherë nuk u themi partnerëve se cilat janë këto të fundit. Ky lloj i të menduarit nxit keqkuptime.

Mungesa e realitetit dhe e komunikimit na mban në këtë cikël konstant të zhgënjimit. Përcaktojini pritshmëritë nga realiteti në botën reale dhe jo në kokën tuaj.