Këto janë pozitat më të mira dhe më të këqija të gjumit

Gjumi i mirë është një nga kërkesat kryesore për një jetë të shëndetshme, pas ushqimit të shëndoshë. Nëse ju nuk qëndroni mirë me gjumin, truri juaj nuk do të funksionoj normal, do të ndiheni të lodhur, do të shtoni në peshë e shumë çka tjetër negative.

Lifestyle

14/05/2016 04:00

Pozita në të cilën ju flini është me rëndësi kyqe nëse gjumi do të jetë i rehatshëm ose jo, prandaj duhet ti kushtohet një kujdes i veçantë, transmeton lajmi.net

Për ju kemi sjellur pozitat më të mira dhe më të këqija gjatë gjumit:

Në shpinë

Fjetja në shpinë është pozicioni më i mirë i gjumit sepse lejon që koka, qafa dhe shpina juaj të jenë drejtë dhe që trupi juaj të qëndroj në pozicion neutral gjatë gjithë natës. Gjithashtu, fjetja në shpinë eviton presionin në gjoks duke lejuar kështu që frymëmarrja të kryhet normalisht dhe lirshëm.

SleepOnYourBack660

Në anën tënde

Edhe pse pozicioni tek ne i njohur “në krah”, nuk është shumë i mirë për zonën e qafës gjithësesi mund të jetë një opsion i dytë për njerëzit që nuk mund të flenë në shpinë. Njerëzit që flenë në këtë pozicion është me rëndësi të dinë se lartësia e jastëkut duhet të jetë në të njejtin nivel me shpinën. Gjithashtu duhet të thuhet se fjetja në anën e majtë i vë në presion organet e brendshme si mëlçia, mushkëritë e stomaku ndërsa fjetja në anën e djathtë shkakton urth.

sleep20

Pozita e fetusit

Kjo është një nga dy pozitat më të këqija të mundshme të gjumit sepse në këtë mënyrë qafa dhe nyjet janë gjithnjë të tendosura gjë që ndikon në lodhje të muskujve, veçanarisht nëse ju i afroni gjunjët me mjekrrën tuaj. Kjo mënyrë e fjetjes shkakton dhimbje në shpinë dhe lehtë mund të vijë deri tek ndonjë deformim i boshtit kurrizor. Njeriu me këtë pozitë të gjumit ka një lidhje ngushëlluese sepse ka lindur në këtë pozicion, por gjithësesi duhet lënë anash kur ta marrim parasysh dëmin e saj.

fetal-position-e1440485931786-1024x630

Në barkun tuaj

Kjo është pozita më e keqe e mundshme e gjumit dhe çfarë është më e keqja është pozita më e popullarizuar. Përsonat që flenë në bark kanë tendencë që të flenë në jastëk me lartësi të madhe gjë që shkakton presion në qafë dhe shpinë e pasojat shkojnë edhe përtej dhimbjes. Fjetja në bark shkakton presion në brinjë gjë që e vështirson dhe kufizon frymëmarrjen dhe për këtë shkak zgjoheni me dhimbje gjoksi.

Sleeping-the-right-way

Dysheku juaj

Dysheku është shumë me rëndësi për gjumin tuaj të rehatshëm. Është e rëndësishme që dysheku mos të jetë shumë i butë dhe as shumë i fortë, në mënyrë që të lejoj trupin tuaj të jetë neutral gjatë natës./lajmi.net