Këto janë pesë substancat të cilat krijojnë më së shumti varshmëri

Renditja e drogave në bazë të asaj se sa shumë krijojnë varshmëri, është detyrë e vështirë sepse të gjithë reagojnë ndryshe ndaj substancave të ndryshme.

Lifestyle

27/12/2016 10:51

Sidoqoftë, një grup i ekspertëve të varshmërisë, i cili ka përfshirë kimistë, shkencëtarë të forenzikës dhe farmacistë, ka kryer një hulumtim dhe ka përpiluar një listë me pesë substancat të cilat krijojnë më së shumti varshmëri në botë, transmeton Telegrafi.

Kjo është lista e tyre, me renditje sipas substancës e cila krijon më së shjutmi varshmëri:

– Heroina

– Kokaina

– Nikotina (duhani)

– Ilaçet qetësuese

– Alkooli