Këto janë performancat më të shikuara të të gjitha kohërave në Got Talent (Video)

Studentë, valltarë, pleq, fëmijë kanë mahnitur me perfomancat e tyre publikun dhe jurinë e Britain's Got Talent për vite me radhë, shkruan lajmi.net

Fun

15/04/2017 11:32

Të gjithë kemi dëshirë që talentin tonë ta shprehim në një vend ku vlerësohemi. Ne nuk ndalemi së punuari për veten tonë, që të arrijmë majet, e pse jo edhe të kënaqim njerëzit e afërt për ne.

Gjëja më e mirë që na ndodh është kur shohim se të dashurit tanë ndihen krenarë për atë që bëjmë, dhe publiku apo juria në vendin ku konkurrojmë, të mahniten për aftësitë tona.

Shumë njerëz kanë thyer tabutë pikërisht nëpër këto salla spektali, duke thyer në të njejtën kohë edhe frikën e tyre dhe kanë marrë guximin që të thonë me krenari “Po, ky jam unë” dhe kanë arritur në këtë formë qëllimin e tyre.

Janë këta njerëz që kanë mbetur në mbamendje të shikuesve, e gjithashtu janë bërë të njohur botërisht.

Në vazhdim do të mund të ndiqni performancat më të shikuara të të gjitha kohërave në edicionet e këtij spektakli. /Lajmi.net/

YouTube player