Këto janë përformancat e Samsung Galaxy Tab S4

Tregu i tabletave është pakësuar gjatë viteve, pasi euforia fillestare nuk arriti të përkthehet në shitje të qëndrueshme. Çfarëdo që ka mbetur nga tregu i tabletave është monopolizuar nga iPad i Apple.

Auto & Tek

13/11/2018 18:51

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka tabletë të tjeraë të mira në treg. Në fakt, Samsung, i cili kishte shumë opsione, sapo ka lansuar Samsung Galaxy Tab S4 i ri i cili mund të jetë revolucionar, transmeton lajmi.net.

Specifikat e Samsung Galaxy Tab S4: ekran 10.5 inç me rezolucion 2560 x 1600 në 287 ppi | okta-core Qualcomm MSM8998 | 4GB RAM | 64GB kapacitet për ruajtje, 13MP kamera e pasme| Katër audio nga altoparlanti Wi-Fi (802.11 a / b / g / n / ac) | Bluetooth 5.0 | Bateri 7300mAh Nano SIM.

Samsung Galaxy Tab S4 vjen me stilolaps, i cili po konsiderohet si mjaft komod për t’u mbajtur.

Risi tjetër është edhe tastiera, e cila do ua lehtësojë punën që të shkruani më lehtë, diçka të cilën nuk e kanë pasur më parë tabletët./Lajmi.net/